20 Qershor, 2021

Edhe pak ditë në Parlament, çfarë bëjnë Velaj, Jenisheri dhe Gjuzi


Asnjëri prej tyre nuk do të jetë në Parlamentin e ri, i cili do të mblidhet në shtator. Fate Velaj, pjesë e Grupit të Partisë Socialiste, nuk ishte as në listat për deputetë.

Ai ka ndryshuar mjaft këto ditë. Nuk e dimë nëse veshjet me ngjyra të errëta, pa ngjyra dhe pa aksesorët e zakonshëm që ai pëlqen, pasqyrojnë mbase keqardhjen e tij që nuk do të jetë më në Parlament.

Ndërkohë, dy kryetarët e partive të vogla, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri, nuk dimë se çfarë po kërkojnë në lulishten e Parlamentit. Ata janë fotografuar duke parë me vëmendje te bari i oborrit, ku me siguri diçka kanë humbur.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al