5 Maj, 2020

E veshur me të brendshme dhe këmbët përpjetë, modelja Heidi Lushtaku provokon fansat me fotot “hot”


Heidi Lushtaku është shfaqur shumë seksi në rrjetet sociale pa ditë pasi konfirmoi ndarjen nga boksieri i njohur Robin Krasniqi.

E veshur me të brendshme dhe me këmbët përpjetë brenda një helikopteri, modelja është shfaqur shumë provokuese.

Në një seri fotosh “hot”, Heidi ngriti temperaturat në rrjetet sociale duke çmendur ndjekësit me linjat e saj trupore tërheqëse.

Modelja dukej mjaft “e nxehtë” në pozat e reja. Kujtojmë që pak ditë më parë ajo zbuloi se i kishte dhënë fund fejesës me Krasniqin 7 muaj më parë.

Çifti ishin në prang të ceremonisë martesore, por diçka ndodhi mes tyre që i vendosën të ndaheshin.

Ajo tregoi me anë të një statusi në rrjetet sociale, se i kanë dhënë fund marrëdhënies 4-vjeçare, por kanë mbetur miq të mirë.

Burime pranë çiftit deklaruan se modelja e vuajti ndarjen dhe iu deshën plot shtatë muaj që të pranonte prishjen e fejesës nga boksieri i famshëm, me të cilin u dashurua dhe krijoi një lidhje të konsoliduar brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar, dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë.

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë,”- shkoi Heidi.

Menjëherë, modelja ka marrë mbështetjen e fansave, duke i uruar fat në të ardhmen. Kujtojmë që sportisti Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku vendosën ta zyrtarizonin marrëdhënien me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al