3 Prill, 2023

E veshur me të brendshme dhe dekoltenë e hapur, ministrja pozon për kopertinën e revistës Playboy


Një ministre e qeverisë franceze ka pozuar për kopertinën e revistës Playboy.

Marlène Schiappa, ministrja për ekonominë, u shfaq në kopertinën e edicionit të prillit në Francë.

 

Kopertina e Playboy do të shoqërohet me një intervistë prej 12 faqesh, në të cilën Schiappa flet për të drejtat e grave dhe LGBTQ.

Ajo pozoi me të brendshme dhe ekspozoi dekoltenë e saj për Playboy.

Por kopertina e ministres është pritur zemërimin e kundërshtarëve të saj politikë dhe kolegëve.

Kryeministrja Elisabeth Borne i tha Schiappa se vendimi i saj “nuk ishte aspak i përshtatshëm, veçanërisht në periudhën aktuale”.

Javër e fundit në Francë ka pasur një seri përleshjesh të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve, të cilët janë të zemëruar me vendimin e presidentit Emmanuel Macron për rritjen e moshës së daljes në pension.

Por 40-vjeçarja Schiappa mbrojti vendimin e saj për të pozuar në revistën PlayBoy, duke shkruar në Twitter: “Mbrojtja e të drejtës së grave për të bërë atë që duan me trupin e tyre: kudo dhe gjatë gjithë kohës. Në Francë, gratë janë të lira, edhe nëse  kjo bezdis hipokritët apo jo”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al