11 Prill, 2019

E ushqen djalin me qumësht gjiri, Elita Rudi tregon momentin më gazmor (FOTO)


Pak kohë më parë, moderatorja Elita Rudi zbuloi se të voglin e saj, Zëri, e ushqen me qumësht gjiri dhe se kjo ishte edhe një nga arsyet që nuk rrinte dot larg tij.

Teksa shijon ndjenjën e bukur të mëmësisë, Elita ndan me fansat e saj momente të bukura me të birin. Ajo së fundmi ka vendosur të rrëfejë pak sesi ndihet në këtë moment të jetës së saj.

Duke bërë shaka, Elita ka publikuar në “Instastory” një nga ato meme-t e famshme. Në mënyrën më qesharake, ajo tregon sesi duket gjidhënia për nënën dhe për fëmijën.

Në momentin që fëmija ushqehet me qumësht gjiri, nëna sheh një fytyrë të ëmbël engjëllore, por nuk mund ta themi të njëjtën edhe për fëmijën!

“Çfarë shikon bebi dhe çfarë shikon mami”, shkruhet në meme-n që është vërtet gazmore dhe Elita ka vendosur që ta ndajë me fansat e saj të shumtë.

Ndërkohë mund të themi se moderatorja shfaqet bë super formë pas lindjes së djalit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al