1 Shtator, 2023

E trishtë! Pasi iu nënshtrua një ndërhyrje pastike, ndërron jetë në moshën 43-vjeçare aktorja e njohur


Aktorja dhe modelja e njohur argjentinase, Silvina Luna ka humbur jetë në moshën 43-vjeçare pas komplikacioneve që hasi nga një ndërhyrje pastike.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur avokati i saj, Fernando Burlando përmes një postimi në rrjetet sociale.

Një fund që dhemb! Gjynah dhe e padenjë. Shpresojmë që vdekja e Silvinës të ndihmojë drejtësinë të marrë parasysh edhe shoqërinë dhe të mos ketë më vdekje. Përqafoj familjen e saj që nuk u dorëzua kurrë duke u kujdesur për Silvina. Zoti të ruajt, e dashur Silvina Luna”, ka thënë Burlando.

43-vjeçarja ishte përballur me komplikime dhe dështim të veshkave që nga viti 2011, pasi u operua nga kirurgu estetik Aníbal Lotocki.

Luna ndërroi jetë në pritje të transplantit të veshkës në një spital italian, pasi ishte me dializën.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al