5 Shtator, 2023

E trishtë! Pas betejës disa vjeçare me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë në moshën 56-vjeçare këngëtari i grupit të njohur muzikor


Këngëtari i grupit të njohur muzikor “Smash Mouth”, Steve Harwell ka ndërruar jetë në moshën 56, pas dëmtimit të mëlçisë për shkak të varësisë ndaj alkoolit.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur menaxheri i grupit të tij muzikor, Robert Hayes,  për Rolling Stone, teksa tha se artisti ishte “i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij deri në momentin e fundit të jetës në shtëpinë e tij në Boise, Idaho.”

Harwell kishte pasur probleme serioze shëndetësore gjatë disa viteve, ndërsa TMZ raportoi se ai kishte vite që merrej me abuzimin me alkoolin që i shkaktonin probleme shëndetësore në mëlçi.

Në vitin 2013, ai u diagnostikua me kardiomiopati, një sëmundje e muskulit të zemrës që e bën më të vështirë për zemrën të pompojë gjak në pjesën tjetër të trupit, sipas klinikës Mayo.

Tre vjet më vonë, ai u shtrua në spital pasi u rrëzua në skenë gjatë një shfaqjeje në koncertin e tij në Illinois.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al