18 Nëntor, 2023

E trishtë! Fansja ndërron jetë në koncertin e Taylor Swift, zbulohet shkaku


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në koncertin e këngëtares së njohur Taylor Swift, ku një nga pjesëmarrësit ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

23-vjeçares nga Brazili, Ana Benevides fillimisht i ra të fikët nga nxhetësia e madhe që ishte bërë në stadium, ndërsa më pas ndërroi jetë pasi trupi i saj nuk mund të përballonte temperaturën mbi 37 gradë Celsius, e cila ishte e njëjtë me atë në concert, sipas mediave të huaja.

Mjekët në vendngjarje u përpoqën ta shpëtonin atë pa rezultat, ndërsa u dërgua në spitalin rajonal Salgado Filho, por vdiq pak kohë më vonë.

Swift e tronditur nga kjo ngjarje, ishte personi i fundit që e mori vesh lajmin, ndërsa së fundmi përmes një postimi në InstaStory këngëtarja ka treguar se ndihet shumë keq nga vdekja e fanses së saj pasi ajo ishte e bukur dhe në një moshë të re.

Nuk mund ta besoj që po i shkruj këto fjalë, por me një zemër të thyer ju them se humbëm një fans gjatë shfaqjes time. Nuk mundem as t’ua tregoj ju se sa e shkatërruar jam nga kjo ngjarje.“- ka shkruar ajo ndër të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al