17 Shtator, 2020

E tradhtoi gjatë gjithë kohës, zbulohet arsyeja e ndarjes së Cardi B nga bashkëshorti 3 vite pas martesës


Pas tre vitesh martesë dhe shumë ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, Cardi B dorëzoi në gjykatë kërkesën për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj Offset.

 

 

Por një burim tha për People se ndarja erdhi për shkak të tradhtisë së vazhdueshme të këngëtarit.

“Offset e ka tradhtuar gjatë gjithë kohës që kanë qenë së bashku. Por Cardi i hodhi pas krahëve për shkak të vajzës së tyre. Gjithashtu nuk donte të vihej në siklet. Por kaq ishte durimi i saj,”– tregoi burimi.

Çifti janë prindër të një vajze, Kulture dhe Cardi B po kërkon kujdestarinë parësore fizike dhe juridike të 2-vjeçares.

Ndërsa ka kërkuar që bashkëshorti i saj ta mbështesë financiarisht për rritjen e vajzës.

Në një intervistë për Elle së fundmi, 26-vjeçarja tha se “në martesën e saj patjetër ka shumë damë por gjithashtu ka shumë dashuri, pasion, besim dhe miqësi të madhe”.

“Jemi ne kundër botës,”– u shpreh reperja, ndërsa shtoi: “Të gjithë kanë probleme. Unë besoj në falje.”

Megjithatë nëse thashethemet e fundit për tradhti janë të vërteta, kjo nuk do jetë hera e parë që Offset sprovon besimin e saj.

Në janar 2018, ajo konfirmoi së bashkëshorti i saj e kishte tradhtuar pasi nisën thashethemet për një video seksuale ku ai ishte përfshirë në dhjetor 2017.

Ngjarja ndodhi tre muaj pasi ata u martua në fshehtësi.

Pavarësisht tradhtisë, ata vendosën të qëndrojnë së bashku dhe në prill të atij viti reperja zbuloi se ishte shtatzënë.

Në dhjetor 2018, Cardi B njoftoi se ishte ndarë nga bashkëshorti pasi nuk arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjet mes tyre.

Megjithatë në janar të 2019, çifti u ribashkuan dhe në muajin pasardhës dolën së bashku në tapetin e kuq të Grammy.

Por duket se martesës i ka ardhur fundi, pas dorëzimit të kërkesës nga ana e këngëtares për divorc.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al