24 Maj, 2018

E thoni dot “acidi dezoksiribonukleik”? Irma Libohova “sfidon” vajzën e Eneda Tarifës… (VIDEO)


Vajza e këngëtares Eneda Tarifa tani është rritur dhe mesa duket shoqëron mamanë në koncertet e saj.

Pak ditë më parë Eneda mbajti së bashku me koleget e saj Irma Libohova, Rovena Dilo dhe Besa Kokëdhima, koncertin “Divat”. E Aria ishte aty për të mbështetur të ëmën.

 

Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të fotove e videove në rrjetin social “Instagram”.

Eneda ka publikuar së fundmi një video që tërheq shumë vëmendjen, pasi aty shfaqet Irma teksa sfidon Arian për të thënë fjalë të vështira që dhe ne të rriturit i ngatërrojmë në artikulim.

A mund ta thotë dot një 5-vjeçare fjalën “Acidi dezoksiribonukleik”? Shikoni videon e mëposhtme dhe do ta mësoni përgjigjen:

Backstage ???? @ilibohova ❤️ #mybabygirl #aria

A post shared by Eneda Tarifa ♈️ (@enedatarifa) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al