30 Shtator, 2019

E tha vetë! Luana martohet së shpejti, ja kur do të bëhet dasma


Një tjetër dasmë ‘Vip’ është në ‘horizont’. Këtë herë rradhën e ka Luana Vjollca. Vetë moderatorja e ka thënë këtë gjë gjatë moderimit të emisionit të saj “Shiko kush luan”.

Gjatë lojës, Ami i ka thënë Luanës se vërtet nuk e ka ftuar në dasmëm por nëse bëjnë një festë për përvjetorin e martesësm do e ftojë.

Dhe Luana ndërhyri këtu ‘padashje’ duke thënë: “Vitin tjetër martohem vetë..”.

Mesa duket ajo u pendua për atë që tha dhe vazhdoi emisionin pa rënë në sy.

Pra me apo padashje, moderatorja e pranoi që vitin tjetër do e kurorëzojë dashurinë e saj disa vjeçare me Krenar Çoçaj dhe qënka më shpejt seç e menduam.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al