12 Nëntor, 2019

E rëndë/ I futet në banesë dhe e përplas në tavolinë, 23-vjeçarja humb fëmijën që kishte në bark: Po kërkonte…


Një grua shtatzënë humbi foshnjën e saj ende të palindur pasi pretendohet se një njeri i dehur e rrahu atë. 23 vjeçarja Abbie Nesbit, ishte më shumë se 13 javëshe shtatzënë kur tha se ishte sulmuar duke thyer gjithçka në shtëpinë e saj dhe e përplasi atë në një tavolinë.

“Kisha rënë në dysheme dhe kisha dhimbje barku. Më duhej të shkoja në tualet që të ndërrohesha sepse isha e lagur. Kisha shumë dhimje dhe isha në agoni. Nuk mund të ecja dhe isha e gjakosur, u shqetësova shumë për foshnjën që kisha në bark”, u shpreh 23 vjeçarja.

Pasi shkoi në spital, në fillim i thanë se çdo gjë ishte normale por pasi bëri skanerin, i thanë që kishte vetëm 1 % mundësi që të foshnja të mbijetonte. Abbie vendosi të mos e abortonte bebin, por foshnja lindi i vdekur.

Burimi: The Sun

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al