17 Maj, 2023

E quajti pseudokëngëtare, Nita Latifi reagon pas videos së Zhaklinës. Ish-banorja: Më ka dërguar mesazhe plot agresivitet


Prej disa ditësh Zhaklin Lekatari ka qenë në qenëdër të vëmendjes për shkak të deklaratës së saj ku shprehej se ‘ishte shumë e sigurt në një vend ku nuk ka shqipe’. Vendi të cilit i referohej opinionistja ishte Serbia gjë që solli reagime të ashpra në rrjet.

E në mesin e reagimeve të shumta ishte dhe ish-banorja e BBV, Nita Latifi e cila disa dirë më parë publikoi në InstaStory deklaratën e Zhaklinës dhe krahas saj shkruan e nervozuar:

“Hipokrizi e gjallë. Marre”.

E postimit të këngëtares duket se nuk i ka shpëtuar as gazetares e cila iu kundërpërgjigj nëpërmjet një videoje  ku ironizonte ish-banoren duke e cilësuar si një pseudokëngëtare dhe se përpiqet të marrë vëmendje duke nxitur millef dhe urrejtje në rrjetet sociale. (Kliko këtu).

Së fundmi Nita ka reaguar sërish në rrjetet sociale ku ka zbuluar se Zhaku i ka dërguar mesazhe zanore plot agresivitet dhe fustrrim:

“Znj . Lajkatari nuk paska limit. Voice mesazhet e njëpasnjëshme plot agresivitet dhe frustrim që mi ka dërguar nuk besoj që kanë me i kry punë me shpëtuar prej turpit që e ka mbuluar. Gjithsesi unë nuk po e shoh të nevojshme me u marr me të ngase besoj mesazhin e ka marr nga shumë shqiptarë, sidoqoftë më vjen keq për pozitën që e ka vendos veten dhe urrejtjen që e ka marrë, kështu është kur shkel në gjakun e një kombi që e quan të vetin.

Është injorancë e nivelit milionësh me e krahasu viktimën e përdhunimit të luftës me një viktimë të kërcënimeve në internet. Sado që viktima është viktimë, për disa gjëra ti ke zgjedhje, ajo nuk kishte, eh jo ndoshta nuk ka me ta falë”, tha këngëtarja në reagim.

Më pas ish-banorja thesoi se për fansat e banorëve të BBVIP që ajo ka kritikuar për arrogancën e agresivitetin, tashmë ajo po e bën dyfish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al