28 Qershor, 2018

E quajti k*rvë, modelja e njohur i kthehet keq fansit: Injorant… (FOTO)


Modelja Emina Çunmulaj është mjaft aktive në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”. Ajo ka një numër të madh ndjekësish me të cilët ndan moment të ndryshme nga jeta e saj.

Emina në një video të postuar në “Instastory” u tregoi fansave se ajo dhe e bija, Ella, po ndiqnin ndeshjen ku luante Zvicra.

Gjatë kësaj ajo i kërkon vogëlushes që të kthehet nga televizori e të shikojë futbollistët shqiptarë. Më pas në një tjetër video vogëlushja shfaqet duke bërë me dy duar simbolin e shqiponjës.

Por mesa duket ndjekësit të saj serb në “Instagram” nuk i ka pëlqyer ky veprim, e ka shpërthyer në të shara ndaj Eminës dhe shqiptarëve, duke e quajtur edhe kurvë.

“Injorant! Kur je një idiot, askush s’mund të të ndihmojë. Ky është një dështak që mendon se mund të ma prishë ditën. Jo shoku, unë thjesht do të të ekspozoj”, ka shkruar Emina duke bërë publik emrin dhe mesazhet e tij.

Panorama Plus

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al