Modelja seksi shqiptare di si të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm me fotot që publikon, por edhe për diçiturën që përdor në këto foto. Pikërisht një foto e tillë e postuar së fundmi në Instagram ka ngjallur shumë debat. Ajo shfaqet e veshur e gjitha me të kuqe dhe e përshkruan veten si një Ferrari Pista 488, Ferrari i fundit që u prezantua një ditë më parë.
Ashtu siç shumë fansa “u çmendën” edhe shoqes së saj Beatrix Ramosajt i pëlqeu shumë kjo foto dhe i shkroi: “Heu bre non na myte” me disa emoji flakë.
Ama nuk mund të mungonin edhe akuzat për operacione plastike dhe për Photoshop pasi shumë fansa vunë re se vijat e pllakave të murit në sfond janë pak të shtrembëruara e kështu ata aluduan se e ka modifikuar foton për të zmadhuar të pasmet. Por ka edhe nga ata që mendojnë se e ka bërë kastile për të qenë në qendër të vëmendjes.
Sipas In, Oriola nuk ju ka kthyer përgjigje komenteve, por ndryshoi diçiturën e fotos, ku shkroi se nuk ka frikë nga perfeksioni, sepse ata nuk do e arrijnë kurrë. Prandaj u krijua photoshop-i.
Pra Oriola e ka për të tjerët këtë komentin mbi photoshop-in sepse për vetën mendon se është shumë afër perfeksionit me siguri.