30 Shtator, 2019

E pushuan nga puna? Kelvi Kadilli sqaron gjithçka…


Ai është një gazetar që shumë shpesh ka rënë në sy për mënyrën e çlirët të të folurit dhe karakteristikën e veçantë që ka në moderim. E kemi fjalën pikërisht për gazetarin Kelvi Kadilli.

Ai pas dy vitesh në ‘Top Channel’ u largua për të nisur një sezon të ri  në “Ditë e Re” me Arjola Shehun.

I ftuar në ‘Why not’ Kelvi sqaroi gjithashtu se nuk e kishte pushuar njeri nga ‘Pop Culture’ por ishte larguar me dëshirën e tij. Dhe arsyeja sipas gazetarit është e thjeshtë: “Meritoja më shumë”

Ja si është shprehur ai:

“Nuk ka asgjë të madhe për të thënë. Madje e kam thënë që në maj, në një emision tjetër ku isha i ftuar që ‘Pop Culture’ s’do të jetë më sezonin që vjen. Njerëzit e dinin që unë do të ikja nga Top Channel. S’e kuptoj pse u bë aq e madhe. Askush s’më pushoi nga puna, ika me dëshirën time më të madhe. Me konsensus të dyanshëm, askush s’u lëndua në fund të ditës.

Pse ika do thuash ti? Ika se mendoja që meritoja më shumë, se mund të bëja më shumë, doja një sfidë më të madhe për veten time si kjo që po bëj tani. Ndër të tjera, uji kur rri shumë në një vend, për të mos thënë qelbet, turbullohet,”.

Gjithashtu moderatori u shpreh se nuk ishte plotësisht vetvetja në ‘Pop Culture’ dhe i uron Doja Memës që t’i ecë sezoni i ri i emisionit të cilin ajo drejton.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al