9 Maj, 2019

E pranishme në “MET Gala”, këngëtarja shqiptare kapet duke flirtuar me kamerierët (VIDEO)


Dy ditë më parë, Rita Ora, shkëlqeu me paraqitjen e saj në eventin e rëndësishëm të modës “MET Gala”.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa u shfaq në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë gold, e shoqëruar nga moldeja Kate Moss dhe këngëtarja, Lizzo.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, Rita ka folur rreth këtij eventi. Gjatë bisedës, ajo zbuloi se e kishte kaluar mbrëmjen duke flirtuar me kamerierët, pasi sipas saj, ata ishin mjaft të paraqitshëm.

“E pashë Lizzo-n që kthente kokën prapa. Aty e kuptova që po flirtonte me kamerierët. Kështu u përfshiva edhe unë. Ishin dhe shumë të pashëm”, u shpreh këngëtarja e famshme.

Rita shtoi se më pas i harroi kamerierët, pasi u hutua nga performanca e këngëtares së famshme Cher.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al