23 Gusht, 2021

“E pashë, e pëlqeva, e gjeta kush ishte dhe …”- Bruno i “Revolt Klan” bën klip dasmën e tij: Si nisi historia që më bëri të besoj te dashuria në përjetësi


Pranë detit, me një puthje në një kopsht parajse, Bruno Pollogati i “Revolt Klan” nuk u vesh dhëndër për këngën e radhës, por bëri klipin e jetës, duke e kthyer në art ditën e dasmës.

bruno revolt klan (2)

Si rrallëherë, Bruno i surprizoi të gjithë kur bashkë me projektin e titulluar “Dashuri”, i kishte dhënë fund beqarisë, pasi u dashurua me shikim të parë me oficeren e financës.

Për baladën që erdhi në kohën e duhur, si një frymëzim magjik nga Pirro Çako dhe Edlir Begolli, Bruno rrëfen gjithçka për “Panorama Plus”

bruno revolt klan (7)

“Dashuri” një këngë dedikuar partneres reale? Si lindi ky krijim për ty nga Pirro Çako dhe Edlir Begolli?

Bruno Pollogati: Në fakt, e kisha menduar gjithmonë një dedikim për të fejuarën, por kjo erdhi fiks në momentin e duhur, pasi me Pirron dhe Edlirin arritëm ta kishim baladën gati përpara dasmës. Pirro ka një frymëzim magjik. Është vërtet eksperiencë më vete të krijosh me të. Edlirin e kam krah në çdo hap timin, është A-ja e çdo projekti.

bruno revolt klan (1)

E veçanta e këtij klipi është se është një “reality show”, sepse keni xhiruar ditën e dasmës. Pse vendose ta ktheje në art ditën më të rëndësishme të jetës?

Bruno Pollogati: Dasma jonë përfaqësonte më së miri emocionet reale, që një çift ndjen. Rrugëtimi në altar, hapat e parë së bashku, festa me miqtë dhe familjen… Të gjithë e gjejmë veten në një ditë si kjo.

bruno revolt klan (5)

Dhe si nisi kjo histori?

Bruno Pollogati: E kam parë, e kam pëlqyer, e gjeta kush ishte dhe i shkrova. Kështu nisi historia jonë e njohjes.

bruno revolt klan (13)

Kujt i lindi ideja për këtë minifilm dhe ishte dakord partnerja duke qenë se nuk është pjesë e showbiz-it?

Bruno Pollogati: Në fakt, ideja fillestare ishte e imja dhe mbeti surprizë për të deri afër dasmës. Bashkëshortja ime nuk është pjesë e showbizit, por ka shumë shpirt dhe sy artistik.

bruno revolt klan (3)

Nuk pamë personazhe VIP në klipin e dasmës. Kishe ftuar miq të njohur apo thjesht ishin aty, por s’u shfaqën në kamera?

Bruno Pollogati: Patjetër ishin prezent miq shumë të ngushtë, por videoklipi është fokusuar te momentet kryesore të ceremonisë.

bruno revolt klan (4)

Duke u inspiruar nga titulli, çfarë ështe dashuria për ty, dhe ndjehesh me fat që u ngjite në altar me vajzën që dashuron?

Bruno Pollogati: Dashuria është ndjenja më e bukur. Ndihem shumë me fat që kam gjetur dashurinë e jetës.

bruno revolt klan (6)

Të tremb betimi në të mirë e në të keq, dhe beson tek dashuria e përjetshme?

Bruno Pollogati: Nuk më tremb aspak pasi kjo është vetë jeta, besoj te dashuria në përjetësi.

bruno revolt klan (9)

Zakonisht i shohim këngëtarët me partnere nga bota e medias dhe showbizit. Ti pse bërë këtë zgjedhje ndryshe?

Bruno Pollogati: Zgjedhjet i bën zemra. Showbizi është thjesht pjesë e profesionit dhe nuk është aspak e rëndësishme. Rëndësi ka esenca e njeriut, thelbi.

bruno revolt klan (12)

Pas dasmës do të vijë fëmija apo keni kohë për hapin që ju bën prindër?

Bruno Pollogati: (Qesh) Kjo është pyetje që miqtë dhe familjarët e kanë të përditshme për ne. Patjetër që urojmë të na bekojë Zoti me një fëmijë në kohën e dëshiruar!

bruno revolt klan (10)

”Dashuri” me gjasa do të jetë një këngë që do të kërcehet nga çiftet në momentin kulminant të dasmës. Ishte ndër qëllimet tuaja që të realizonit një hit dasmash?

Bruno Pollogati: Arti prek ndjenjat dhe sigurisht që dëshira ime është që kjo këngë të depërtoi në zemrat e të gjithëve.

bruno revolt klan (11)

“Duamë” nga Alban Skënderaj e Miriam Çami, “Çelësi i zemrës” nga Bes Kallaku apo “Dashuri” nga Bruno Pollogatit? Cila mendon se ua prek më shumë telat e zemrës deri në përjetësi, apo i bën t’u dridhen duart çifteve që vendosin të martohen?

Bruno Pollogati: Secila këngë është një emocion më vete dhe sa bukur që ekzistojnë këto këngë që na prekin telat. E pak rëndësi ka kush më shumë, sepse në fund mbetet esenca, frymëzim i përjetshëm, dashuria.

/Panoramaplus.al/ Nga Klotinda Harka

bruno revolt klan (14)bruno revolt klan (15)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al