2 Gusht, 2018

E ofendoi rëndë me koment, Noizy i publikon fanses mesazhet private


Noizy është reper shumë i njohur dhe i komentuar nga publiku shqiptar dhe mediat. Këngët e tij kthehen në hite menjëherë si dhe marrin një numër të madh klikimesh në kanalin e “Youtube”.

Së fundmi reperi ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto e cila është shkëputur nga kënga e tij e re “Parku i lojërave”. Bashkëngjitur me foton ai shkruan: “Historia e jetës time”.

Në komentet e shumta ku ka plot pozitive, vihet re një negativ që ofendon Noizy-n: “Ahh ti ke pjerdh, shumica me ty ahaha shumica 16 vjeçare, që ju duken fjalë të mëdhaja ato tekstet e tua”.

Këtë koment e ka lexuar reperi i cili ka zbuluar se vajza i ka shkruar atij në privat duke i dërguar zemra e puthje.

“Hyra tek mesazhet dhe më kishe dërguar shumë puthje. Më fal që s’ta kam kthy. Gjithsesi po ta kthej këtu, je shumë e mirë por kam preferenca të tjera”, ia ka kthyer asaj Noizy.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al