21 Korrik, 2018

E ofendoi para fansave, Ermal Mamaqi ka dy fjalë për aktorin e njohur (FOTO)


Një foto e publikuar mbrëmë nga aktori i humorit Bes Kallaku ndezi komente dhe debate në rrjetin social “Instagram”. Ai u shfaq në krah të këngëtares me famë botërore, Rihanna.

Sigurisht që fotografia është bërë me “photoshop”, por Besi bashkëngjitur me foton shkruan se ajo ka ardhur për të takuar atë, ndërsa moderatori Erma Mamaqi udhëton drejt Francës për ta parë nga afër në koncert këngëtaren e famshme Beyonce.

“Disa shkojn deri n’Fronc per Beyoncen, kurse ca te tjerve i vjen Rihanna vete per foto. Hehehehe. Villageman for life”, shkruan Besi në foto.

Komentuesit u shprehën se Besi, ia doli me sukses të vinte në siklet Ermalin, pasi batuta e gjetur prej tij ishte perlë.

Por Ermali nuk ka qëndruar në heshtje, pasi ai sot ka publikuar një foto bashkë me Beyonce-n. Ai u tregon ndjekësve të tij dhe Besit për darkën e kaluar mes tij dhe divës së muzikë, pranë qytetit të Lezhës, duke shkaktuar të qeshura pafund në rrjet.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al