19 Shkurt, 2018

E ofendoi në emision, këngëtari i përgjigjet ashpër Ermal Mamaqit: Ty nuk të…


Këngëtarja Elvana Gjata ishte e ftuar të shtunën mbrëma në emisionin “Xing me Ermalin”. Gjatë intervistës Ermal Mamaqi përmendi faktin se Elvana ka qenë pjesë te “Ethet e së premtes”, ku është skualifikuar nga këngëtari Besmir Metani.

“Ishe te Ethet? A të skualifikuan?”, pyet ai Elvanën. “Ka qenë në garë për skualifikim Elvana Gjata dhe Besmir Metani. Elvanën e skualifikuan dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Domethënë Besmir Metani qëndroi, Elvana Gjatën e skualifikuan. Dhe Besmir Metani vazhdoi garën. Besmir Metani! Nuk e di domethënë. Besmir Metani”, e përsëriti disa herë Ermali këtë frazë, duke shtuar se tani ai thjesht drejton një emision mëngjesi.

Kjo ishte një ironi “dashamirëse” nga ana e moderatorit, por këngëtari nuk e ka lënë pa i kthyer përgjigje.

“Elvana Gjata fiks 15 vite më parë në shkurt e ti je e bukur njësoj si atëherë! Të uroj shumë suksese kudo që të jesh ? @ermalmamaqiofficial nuk hoqën Elvanën për të më lënë mua, ishte strategjia e Atij që të na spostonte ne që kishim më shumë vota se sa gjithë pjesa tjetër e grupit që të përgatiste rrugën për çfarë kishte planifikuar ay ? edhe mos te te duket çudi që kam pasur me shumë vota se 6 të tjeret bashk. E sa per zërin tim o zoti këngetar un sdi si te marrin kompjuterat persiper ty ???

Ermal je Loti Vu ??”, shkruan Besmiri bashkëngjitur me videon e Ermalit dhe Elvanës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al