8 Maj, 2020

E nxorri të dashurën nga shtëpia natën dhe ia hodhi rrobat nga ballkoni,  Enxheil Shkira i kthehet keq Albano Bogdos: Ajo flinte në krevat me ty, kujt i plas nëse je i …


 

Moderatorja sportive, Einxhel Shkira iu është kthyer keq, aktorit të humorit, Albano Bogdo, pasi ky i fundit deklaroi se ka nxjerr nga shtëpia të dashurën dhe i ka hedhur rrobat nga ballkoni se i shiste dëngla ngaqë ishte i famshëm.

Prezantuesja me tone të ashpra u shpreh se uroj që kjo të jetë shaka dhe është gjëja më idiote që dikush mund të thotë, pavarësisht sa i famshëm që është.

Shkira tha se marrëdhënia në dënglat nuk vijnë si pasojë famës, por e karakterit të njeriut. Duke iu drejtuar aktorit, ajo tha se partneri fle në krevat me personin dhe jo me 1 milionë ndjekësit në Instagram.

“Uroj të ketë qenë një shaka kjo! Sepse është gjëja më stupid që mund të thotë dikush, sado i famshëm qoftë!! E kujt i plas nëse jemi të famshëm ose jo, apo kush ka më shumë folloë bën më shumë dëngla. Marrëdhënia në çift nuk bazohet te fama, por te ndjenjat dhe denglat nuk vijn si pasojë famës por e karakterit të njeriut … Mund të jesh i famshëm sa të duash por në fund të ditës i dashuri/dashura fle me ty në krevat jo me famën apo 1 milion ndjekësit në instagram. Asgjë personale por thjesht jam totalisht kundra kësaj llogjike ku denglat ndahen në bazë të famës,”- shkroi moderatorja e sportit.

Aktori në një intervistë së fundmi u shpreh se i ka hedhur të dashurës rrobat nga ballkoni dhe e ka nxjerrë nga shtëpia në 2 të natës, me arsyetimin se ajo i shiste dëngla.

Albano theksoi se ky është një leksion që i dha të dashurës, duke shtuar se i takon të famshmit të shesë pordhë.

“Që kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur lidhesh me një njeri që është i famshëm dhe nuk po të bën dëngla, mos bëj ti dëngla. Kur unë të trajtoj mirë si të dashurën time, kjo nuk do të thotë që duhet të bëhesh si më e rëndësishme se unë në shoqëri. Ky është leksioni më i vlefshëm. E merr, e nxjerr jasht nga shtëpia në 2 të natës dhe i hedh rrobat nga ballkoni,”– tha ai i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora.

Ndërsa kur u pyet nëse një veprim i tillë i bëhet një femre tha: “Nxirret si jo… Jo se vrava mendjen nëse e ngacmonin se njihnin të gjithë në lagje që ishte e dashura ime, se ngacmonte njeri.”

/Panoramaplus.al

             

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al