23 Prill, 2018

E motra i publikon foton, ja si dukej Almeda para se të bëhej e famshme


Që kur u  mor vesh që Almeda Abazi do të jetë prezantuese e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”, nisen komentet e shumta rreth jetës së saj profesionale ashtu edhe private.

 

Së fundmi është përfolur shumë nëse ish-Miss Shqipëria ka bërë ndërhyrje estetike apo jo. Fillimisht ishte vetë Almeda ajo që reagoi në lidhje me këto thashetheme duke thënë: “Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve estetike, por nuk e kuptoj pse flisni për diçka që s’e kam bërë? Nuk keni lajme të tjera për të bërë? Pse vazhdoni të flisni për diçka që e kam sqaruar? Me kohën, do t’ju jap lajme që të flisni. Meqë ra fjala, ju i keni parë fotot e mia të 12-13 viteve më parë. Çfarë po bëni tani, për Zotin? S’doja të flisja për këtë temë dhe s’doja të harxhoja kohën, por më detyruat”.

Më pas ishte bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan, i cili në një intervistë për mediat turke tha: “Ka bërë dy ndërhyrje në hundë por nuk ka bërë asgjë tjetër. Por habitem me faktin sesi mund të bëhen çështje dite fotot e moshës 15-vjeçare”.

Së fundmi ka qenë motra e Almedës, Ilda Abazi, e cila ka publikuar në ‘Instastorie’-n e saj një foto të vjetër ku shfaqet krah motrës, Almedës dhe mamasë së tyre. Mes të trejeve vërehet një ngjashmëri e madhe dhe bukuroshja Almeda duket se ka mbetur po e njëjta, me ëmbëlsinë dhe bukurinë që e karakterizon.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al