18 Shtator, 2018

E mbani mend duartrokitjen e çuditshme të Nicole Kidman? Tani aktorja ka një rival (VIDEO)


Në vitin 2017, aktorja e famshme e “Hollywood”-it Nicole Kidman mori vëmendjen e të gjithëve në ndarjen e çmimeve “Oscar”. Nuk ishte veshja ajo që bëri që të gjithë sytë të ktheheshin nga ajo, por ishte duartrokitja e veçantë që bënte.

E tani historia përsëritet, por këtë herë nuk është Nicole. Këtë radhë vëmendjen e ka marrë aktori i famshëm Antonio Banderas. Ky i fundit ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve “Emmy Awards”, ku qëndronte i ulur në karrigen e tij dhe ndiqte eventin.

Por teksa kamera afrohet në një moment pranë tij, u vu re se aktori po duartrokiste në një mënyrë shumë të çuditshme!

Njëri nga gishtat e aktorit nuk ishte në sinkronizim me dorën. E është pikërisht gishti i mesit, e fansat nisën ta komentonin plot humor. Menjëherë video u bë virale dhe u shpërnda gjerësisht në rrjet!

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al