27 Prill, 2019

E la të dashurën pak orë pas fejesës, gjykata dënon burrin: Duhet t’i japësh dëmshpërblim


Një burrë i cili la të dashurën e tij vetëm pak orë pas fejesës, është dënuar nga një gjykatë rumune që të paguajë kompensim për të. Sipas gjyaktës, ish-e fejuara u la “e poshtëruar” dhe ka nevojë për një psikolog.

Ndërkohë ky vendim është përshkruar si “i pashembullt” duke pasur parasysh faktin se të dy nuk ishin të martuar.

Sipas mediave të huaja, burri duket të paguajë rreth 6000 paund kompensim për shpenzimet e fejesës dhe180 paund përdëm psikologjik. Martesa që ishte caktuar një muaj më vonë, gjithashtu u anulua.

Lidhur me festën e fejesës, ish-e dashura është shprehur se familja e saj ka shpenzuar shumë të madhe parash pasi kishin të ftuar plot 200 persona.

Si pasojë familja e saj ka shpenzuar 900 paund për pije dhe 1700 paund, për marrjen me qira të një fustani të dizenjuar nga një stilist mjaft i famshëm në Bukuresht.

Por përveç kësaj, një e “keqe” tjetër erdhi edhe nga të ftuarit, të cilët donin paratë e dhuratave që kishin sjellë mbrapsht pasi çifti u nda.

“Ishte një eksperiencë poshtëruese”, shkroi gruaja në padinë e saj kundër ish-të fejuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al