6 Dhjetor, 2018

E kishte mendjen te telefoni, i riu bie në… kanal (VIDEO)


Shumë prej nesh kanë eksperienca jo të këndshme me përdorimin e telefonit teksa ecim në rrugë. E duke qenë se së fundmi njerëzit e përdorin celularin në çdo moment dhe në çdo vend, ndodhin edhe incidente të ndryshme.

Por pasi të shihni këtë video, duhet të mendoni mirë përderisa mbani telefonin në duar kur ecni.

Një video e kapur nga kamerat e sigurisë së fundmi, tregon kur një person bie në një kanal, pasi mendjen e kishte tek telefoni që mbante në duar.

Atë e kanë ndihmuar që të dalë nga kanali dy dëshmitarë që po kalonin asaj rruge. Ndërkohë ngjarja ka ndodhur në Nottingham.

“Shumica e njerëzve e dinë se aty ndodhet një kanal. Por duke qenë se gjethet e rëna e kanë mbuluar atë, personi që ra nuk e vuri re. Plus që ishte edhe në telefon dhe nuk e kishte mendjen aty”, u shpreh një dështmitar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al