26 Janar, 2018

E ke ose jo genin “Jolie”, nëse prekesh nga kanceri, është njësoj!


Ndryshe nga ajo që kemi ditur më parë, sot mëso het se nëse gratë janë prekur nga tumori në gjoks, janë të njëjtat mundësi të mbijetojnë si në rastin kur e kanë të trashëguar ashtu edhe në atë kur historia familjare nuk njeh raste të ngjashme. Ky është përfundimi i studimit që është bërë në Angli me mbi 3 mijë pacientë.

Pra, mbijetesa nuk ndikohet nga prania e genit “Jolie” Mutacioni i genit Brca1 dhe 2, apo siç quhet ndryshe “geni Jolie” që e rrit deri në 8 herë rrezikun e kancerit, nuk është një dënim me vdekje, meqenëse mundësitë për të mbijetuar janë po ato që kanë edhe pacientët që nuk e kanë genin në ADN. Rezulton se mastektomia, pas diagnozës, nuk ka efekte te shpresat për të mbijetuar.angelina%20jolie

Mutacioni Brca u bë i famshëm prej aktores Angelina Jolie, e cila e bëri publik vendimin për të ndërhyrë në të dy gjokset pasi zbuloi se kishte këtë gen të trashëguar. Studimi ekzaminoi të dhënat e 2733 grave të moshës 18-40 vjeç, që kishin pasur diagnozën e tumorit në gjoks.

12% e tyre e kishin të trashëguar. Pas 10 vitesh, vdekshmëria rezultoi të ishte e njëjtë në të dy kategoritë e grave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al