28 Tetor, 2022

“E kanë marrë shumë seriozisht”/ Nga mendimi për konkurrentët dhe deri tek marrëdhënia me anëtarët e jurisë në ‘DWTS’, rrëfehet Kledi Kadiu


Teksa prej vitesh e ka vazhduar karrierën e tij si balerin në Itali, tashmë Kledi Kadiu është rikthyer në Shqipëri si anëtar jurie i spektaklit më popullor të kërcimit “Dancing With The Stars”.

Së fundmi balerini ishte i ftuar në “Wake UP”, ku ka folur rreth eksperiencës së tij dhe jo vetëm.

I pyetur se si po i duket tashmë rrugëtimi në ‘DWTS’ dhe konkurrentët, Kledi tha:

“Është një emocion. E mora me shumë dëshirë sepse kisha kohë që nuk kthehesha në Shqipëri. Është një ambient i çuditshmëm, në kuptimin e mirë të fjalës. Konkurrentët e kanë marrë më seriozisht seç duhet. Është mirë të impenjohesh, por jo të bësh luftë se nuk do bëhën balerinë profesionistë. Kanë disiplinë pune, bëjnë garë me njëri-tjetrin.

 Ka nga ata që janë të lindur për këtë zanat, pastaj ka nga ata që nuk janë shumë të prirur dhe nuk kanë shumë rezultat. Por po më ndryshon mendimi nga nata në natë. Disa konkurrentë më kanë dhënë përshtypjen se do rriten nga nata në natë, por pastaj kam ndërruar mendim. Siç ka qenë dhe e kundërta. Të gjithë kanë bërë një progres, sepse sa më shumë prova që bëjnë, e kanë thyer atë ndjenjën e ankthin dhe ngurtësimit. Unë shikoj anën teknike, posturën, qëndrimin, elegancën. Sepse hapat pak a shumë ato do jenë. Hapat edhe mund të gabohen, por është energjia ajo që nuk gabon”.

Ndër të tjera, Kledi foli dhe për marrëdhëniet që ka me anëtarët e tjerë të jurisë së “DËTS”. Balerini u shpreh se me të gjithë ruan një raport të mirë por impenjimet që kanë nuk i bëjnë të mundur daljet dhe jashtë spektaklit.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Por nuk kemi kohë të dalim bashkë. Unë vij të enjten nga Italia për provat gjenerale dhe largohem të shtunën, një ditë pas emisionit. Valbonën e njoh që nga “12 vallëzime pa një të shtunë” në vitet ’90. Me Dalinën dhe me Mandin e kemi një ‘feeling’ shumë të mirë. Respektojmë njëri-tjetrin”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al