23 Dhjetor, 2017

E injoroi në skenën e Festivalit, Luiz Ejlli shpërthen ndaj Krastës: Skandal, as në kohën e Enver Hoxhës nuk…


Gjatë mbrëmjes së parë të Festivalit të 56- të ndërsa duhet të prezantonte Luiz Ejllin e Rezarta Smaja, Adi Krasta përmendi vetëm emrin e Smajës para dhe pasi ata inpretuan këngën e tyre “Ra një yll”. Nuk dihet, nëse ishte një lapsus apo i qëllimtë fakti si në prezantim, ashtu dhe në përcjellje që Adi Krasta nuk e përmendi për asnjë moment Luis Ejllin, i zili ka qenë një talent i zbuluar pikërisht prej tij dhe Pali Kukes gjatë talent show-t “Ethet e së premtes mbrëma”.

Ndërkohë që ditën e sotme Luiz Ejlli nëpërmjet një statusi në Facebook është shprehur i indinjuar për këtë gjë, duke thënë se është një skandal, as në kohën e Enver Hoxhës nuk ka ndodhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al