5 Shtator, 2017

E habitshme, ja cili është qyteti ku 30% e njerëzve i kanë buzët e fryra me injeksion


Kirurgjia plastike është përhapur shumë kohët e fundit. Shumë vajza, por edhe djemtë nuk mbeten mbrapa, zgjedhin të përmirësojnë pamjen e tyre të jashtme përmes ndërhyrjeve plastike. Në këtë formë kanë më shumë besim në vetvete që i bëjnë të ndihen më mirë teksa janë të rrethuar nga njerëzit. Një tjetër kategori e operacioneve plastike janë edhe rastet si p.sh: zmadhimi i buzëve, i gjoksit apo i të pasmeve. Kur përmendim këto të fundit personi i parë që na vjen ndërmend është Kim Kardashian ose edhe motra e saj e vogël Kylie Jenner.

Le t’i harrojmë për një moment ato. E dini cili është vendi ku operacioni plastik, kryesisht fryrja e buzëve është më i kërkuar? Nuk është as LA apo Njy York, por Phoenix, kryeqyteti i Arizonës. Një rezultat vërtetë befasues dhe studiuesit nuk e kanë zbuluar ende arsye përse njerëzit më qytetin e shkretëtirës shfaqin kaq shumë interes për ndërhyrjet plastike. Më shumë se 30% e banorëve të Arizonës ishin më të interesuar për injeksionet e buzëve, megjithëse LA dhe San Diego nuk ishin shumë prapa (29.8% dhe 26.3% respektivisht).

“RealSelf” gjithashtu publikoi të dhëna që përfshijnë procedurat e tjera të kirurgjisë plastike ku kanë dalë disa rezultate të habitshme. Banorët e Miçiganit nuk pranonin në asnjë mënyrë operacionet plastike, duke treguar diversitetin që kanë amerikanët në përcaktimin e asaj çka është e bukur. Sigurisht këto shifra nuk janë një tregues totalisht i saktë, pasi gjithmonë ka përjashtime, por janë një pasqyrim i përgjithshëm i mendësisë së popujve./RealSelf/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al