20 Qershor, 2023

E goditën me telefon në fytyrë teksa performonte në koncert, Bebe Rexha publikon foton e parë pas incidentit. Ja gjendja e këngëtares


Bebe Rexha ka treguar sesi është gjendja e saj shëndetësore pas incidentit në një koncert në New York, ku u godit me telefon në fytyrë.

acdb302d-d26c-4aec-9126-c3f8ba5c7e87

Në pamje duken qartë shenjat që ka lënë në fytyrë goditja e telefonit, ku një pjesë e fytyrës është e nxirë dhe ka një të çarë në vetull.

33 vjeçarja po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”. Pas goditjes me telefon këngëtarja u rrëzua në skenë, ndërsa stafi i saj vrapoi për t’i ardhur në ndihmë.

E teksa të gjithë fansat ishin të shqetësuar për gjendjen e s saj, krahas fotove Bebe thekson se ‘është mirë’.

c904005c-7cb6-4de8-920a-05b1f4c86f71 (1)d733e185-02d8-4287-aaf9-1280b8b3057d (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al