1 Shtator, 2021

“E gjitha nisi me një mesazh”/ Fotografitë e kësaj vajze me kalin e saj bëhen virale për shkak të…


Të kesh një kalë do të thotë të kesh edhe avantazhe të jashtëzakonshme, pasi ai jep mbështetje emocionale, është argëtues dhe shumë i bukur. Gjërat bëhen më interesante kur ndani gjithçka me kalin tuaj, madje edhe pamjen. Naomie realizoi disa fotografi me kalin e saj, Storm, me të cilën ngjan shumë.

kali, naomi (4)

“Bright Side” sjell fotografitë mahnitëse që Naomi ka realizuar me mikun e saj.

Naomie i ka pasur qejf kuajt që kur ishte një fëmijë i vogël, dhe donte të blinte një kur të rritej. Ajo më në fund ishte në gjendje të përmbushte ëndrrën e saj, dhe kur pa Storm, ajo tha: “Ishte dashuri me shikim të parë, ajo është gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë dhe më shumë, sinqerisht ajo dukej sikur kishte dalë direkt nga ëndrrat e mia të fëmijërisë …

Naomie ishte skeptike për emrin e Storm në fillim, por vendosi ta mbante atë.

kali, naomi (10)

Kur përshkroi Stormin, Naomie i tha “Bright Side” se ajo është shumë e veçantë për të. Ajo tha: “Unë kam pesë vite që e kam takuar atë, ajo është jashtëzakonisht e ëmbël, është e dashur. Është shumë e zgjuar dhe me humor dhe unë mund t’i besoj asaj pa marrë parasysh çfarë.

Kur shikojmë fotografitë, ne mund të dallojmë lidhjen midis Storm dhe njeriut të saj, por fjalët e Naomie janë një përfaqësim i vërtetë i shoqërisë së tyre.

Naomie dhe kali i saj kanë bërë mjaft përshtypje për shkak të ngjashmërisë së tyre: ato të dyja kanë modele flokësh të ngjashme. Kur u pyet për këtë rastësi të bukur, Naomie tha: “Unë kurrë nuk kam kërkuar një kalë që të më ngjajë, por dikush më dërgoi një mesazh: ‘Nëse vendosni të blini një kalë, merreni në konsideratë këtë pasi ju ngjani.’ Ndonëse nisi si shaka, ky mesazh më bëri që ta blija vërtet.

kali, naomi (9) kali, naomi (8) kali, naomi (7) kali, naomi (6) kali, naomi (5) kali, naomi (3) kali, naomi (2) kali, naomi (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al