27 Janar, 2020

E ftoi në premierën e filmit, por Bes Kallaku nuk do i shkojë. Ermal Mamaqi zbulon çfarë i tha mikut të tij: E ke vendin…


Pas debatit të tyrë publik, mesa duket “gjakrat” mes Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit janë shuar.

Por pavarësisht ftesës së Ermalit ndaj mikut të tij për të qenë në premierën e filmit “I love Tropoja”, Besi nuk do ti shkojë.

Lajmin e zbuloi vetë Mamaqi ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Thumb On” në RTV Ora.

Aktori i humorit tha se Besi do të jetë në udhëtim në Izrael ditën e premierës ndaj do të mungojë.

“E kam thirrur Besin. Edhe ia më thirri por isha në Amerikë, me filmin tim. Nuk  besoj se do vijë. Personalisht e ftova drejtpërdrejt, por më tha se do jetë në Izrael dhe nuk do të jetë këtu,”– tregoi ai.

Ndërsa zbuloi edhe çfarë i tha Besit pas marrjes së lajmit

“I thashë sa të vish ke vendin më të mirë në sallë që ta shohësh,”– u shpreh Ermali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al