21 Shkurt, 2018

E ëma e dërgoi te gjinekologu, 15-vjeçarja filmon veten dhe hidhet nga pallati (VIDEO)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izhevsk të Rusisë, ku dy motra kanë kryer vetëvrasje. Maria Vinogradova, 12 vjeç dhe motra e saj Anastasia Svetozarova, 15 vjeç janë gjetur në dëborë, poshtë pallatit të tyre 10-kiatësh.

“Maria këto kohë kishte qenë në depresion sepse mamaja e kishte çuar të vizitohet te gjinekologu pasi ajo kishte nisur një lidhje me një djalë të quajtur Dmitry”, shkruan “Daily Mail”.

Ndërkohë para se të vdiste Maria postoi një foto të të dashurit dhe shkruante: “Më fal, të lutem. Të dua shumë. E di që do gjesh dikë më të mirë se unë”.

Dyshimet gjithashtu kanë rënë edhe te loja e rrezikshme “Balena blu” e cila i mori jetën qindra adoleshentëve vitin e kaluar.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al