12 Prill, 2024

“E di unë pse rri me Meritonin ti”/ Juli diskuton me Riken: He ça je ti një! Modelja: As në mend s’më ka shkuar, të betohem…


Julian Deda së fundmi ka diskutuar me Rike Roçin, pasi modelja kohët e fundit po qëndron shumë afër me Meriton Mjekiqin.

Aktori i tha banores se ajo nuk është afruar kot me moderatorin, por sipas tij Rike po qëndron me Meritonin që të bëjë skena dhe të risjellë në shtëpi Ilnisa Agollin.

“Unë se kam fare në mend këtë gjë, të betohem në Zot Deda”- u shpreh Rike, megjithse Juli është i bindur për strategjinë e modeles.

 

Pjesë nga diskutimi:

Juli: E kutova se u theve në shpirtë se ishte keq, po tani që nuk është keq

Rike: Po është akoma keq, gjithë ditën sot më ka folur për Ilnisën

Erjola: Po keq jemi edhe ne

Juli: E di unë se pse ti rri me të. He ça je ti një. Se ajo mund të kthehet dhe aty mund të plas gjëja (për Ilnisën). Skena ka për ta kthyer, mbaje mend këtë që skena ka për ta kthyer

Rike: Unë se kam fare në mend këtë gjë, të betohem në Zot Deda

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al