22 Prill, 2024

E dhunoi dhe e bëri për spital/ E prekur, Erjola Doçi kujton ditëlindjen e ish-partnerit! Reagon Jul Deda: Si mund ta kujtosh prap atë moj?


Teksa të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ndodheshin në oborri duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi i ka treguar Julian Dedës se ish-partneri i saj feston ditëlindjen.

Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.

“Si mund ta kujtosh prap atë moj?!” e pyeti Juli habitur.

Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste.

“Edhe 100 çunit të huaj pra”– tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë.

 

Pjesë nga biseda: 

Erjola: Ma kujton…

Juli: Mos qaj

Erjola: Ka ditëlindjen ai që e kam vënë te linja ime

Juli: Ë ai! Si mund ta kujtosh prap atë moj?! Sa vjeç bën ai?

Erjola: Nejsë mosha

Juli: Nga mosha se marr vesh unë këtë histori. Të jetë një moshë e madhe rrëshqiti, po nejse ska asgjë

Erjola: Nuk është ndonjë gjë por sado…

Juli: Edhe 100 çunit të huaj pra (Juli qesh pastaj dyshja vazhdojnë të këndojnë)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al