19 Shtator, 2017

E bukur edhe pa make up! Ja sekreti


Estetistët japin disa këshilla të thjeshta që mund të bëjnë të dukesh më e bukur edhe pa grim. Më poshtë po i rendisim ato:

 

Laje fytyrën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje

Ky është një kusht. Duket si diçka që e dinë të gjithë , por disa nga ne e neglizhojnë. Pastrimi i fytyrës çdo mëngjes dhe mbrëmje është shumë i rëndësishëm për të penguar zhvillimin e akneve dhe për ta bërë lëkurën të duket më e shkëlqyeshme.

Përdor një pastrues delikat

Një pastrues i ashpër dëmton qelizat e lëkurës dhe e bën atë të duket e ashpër dhe e thatë, që na detyron pastaj të përdorim make up, prandaj duhet ta lajmë fytyrën me një pastrues delikat. Gjeni një pastrues hipoalergjik, por sigurohuni që edhe të përputhet me llojin tuaj të lëkurës. Është një nga garantuesit e pamjes së mirë.

 

Përdor hidratuesin e duhur

 

Hidratuesit janë të domosdoshëm, por shumë hidratues kur nuk zgjidhen të përshtatshëm, e bëjnë lëkurën e yndyrshme. Nuk është e lehtë të zgjedhësh hidratuesin e përshtatshëm, por është thelbësore. Zgjidhe me SPF 30 për ta mbrojtur lëkurën nga rrezet e dëmshme.

 

Mos i hollo shumë vetullat

Sigurisht, duhet t’i mbash vetullat nën kontroll, por mos i hollo më shumë sesa duhet. Duhet të heqësh vetëm fijet që kanë dalë nga konturi natyral, pa ndërhyrë në formën e vetullës. Edhe nëse ke vetulla të plota, nuk duhet t’i heqësh shumë, thjesht rregulloji dhe mos i ndrysho plotësisht .

 

Ushqehu shëndetshëm

Kur ke lëkurë të shëndetshme, dukesh më bukur. Ushqimet e përhershme luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës prandaj duhet të kesh një dietë të shëndetshme. Mbi të gjitha,  sa më shumë fruta dhe perime në dietën ditore.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al