7 Tetor, 2022

E BUJSHME/ E pranon vetë Uanda Nara, ish-sulmuesi i Interit dhe Italisë e ngacmonte në stadium kur…


Duket se mediat rozë nuk kanë të ndalur për sa i përket jetës private të Uanda Narës, teksa tentojnë të mësojnë më shumë për të, që pas vendimit për t’u divorcuar nga Ikardi.

Së fundmi, bukuroshja argjentinase ka pranuar se ish-shoku i skuadrës së Ikardit, Dani Osvaldo, e ka ngacmuar atë teksa ajo ishte e martuar me sulmuesin argjentinas.

Ajo u shpreh se ish-sulmuesi i Italisë njëherë e ka ngacmuar kur janë takuar në një dhomë VIP në stadium, gjatë kohës kur ishte i huazuar te Interi në vitin 2014-15.

Është i njëjti vit, kur Ikardi dhe Osvaldo patën një zënkë në fushë, pasi argjentinasi tentoi të shënonte vetë, në vend që të pasonte topin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al