23 Korrik, 2018

E akuzuan për operacione plastike, reperja shqiptare u përgjigjet me këtë foto


Reperja Rina Balaj është bërë e njohur që nga publikimi i këngëve të para e deri tani ku numëron disa projekte të suksesshme e që janë pëlqyer shumë.

Gjithashtu Rina është mjaft e komentuar në media e rrjetet sociale në lidhje me pamjen e saj.

Pak kohë më parë repers iu publikua një video ku ajo konkurronte në “X Factor” e menjëherë nisën kritikat dhe akuzat se ajo ka bërë operacione.

Por së fundmi me anë të një postimi në “Instastory”, Rina sot i ka dhënë fund thashethemeve duke publikuar një video ku shkruan: “Jo unë nuk kam mbushës buzësh apo botoks në fytyrën time”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al