17 Gusht, 2023

Dyshohet se e tradhtoi, Sam Asghari kërcënon Britney Spears dhe kërkon dëmshpërblmim: Do t’i nxjerrë shumë sekrete të turpshme


Sam Asghari dyshohet se ka kërcënuar ish-partneren e tij tashmë, superyllin e popit, Britney Spears, që t’i paguajë atij më shumë se shuma që është vendosur në kontratën e tyre paramartesore në këmbim të ruajtjes së sekreteve të saj pas ndarjes.

Sipas burimeve për Page Six, 29 vjeçari “po përpiqet të negociojë dhe kërcënon se do të dalë publikisht me informacione jashtëzakonisht të turpshme për Britney-n nëse nuk paguhet”.

Është e paqartë se sa para kërkon Asghari ose nëse kontrata paramartesore lejon zbulimin e informacioneve të tilla.

Megjithatë, një burim i veçantë shton se ekipi i Spears ka “mbrojtur” këngëtaren e hitit “Piece of Me” dhe se “ndarja do të jetë e drejtë”.

“Është shantazh dhe nuk do të ndodhë kurrë,” i thotë Insajderi gjithashtu Page Six.

Spears dhe Asghari u martuan në një martesë të mbushur me yje në shtëpinë e këngëtares në Kaliforni në qershor 2022. Dhe tani thuhet se shkak i ndarjes së ëiftit është tradhtia nga ana e artistes.

Spears dhe Asghari nënshkruan një marrëveshje paramartesore për të cilën Page Six tha në atë kohë ishte në “favorin” e Britneyt.

“Çdo para që ajo ka bërë para martesës jantë të mbrojtura”, tha burimi.

Britney thuhet se ka një vlerë neto prej 70 milionë dollarësh, shumë prej të cilave janë shpenzuar për tarifat ligjore dhe mbështetjen e dy fëmijëve të saj me Kevin Federline: Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden, 16 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al