27 Maj, 2019

Dy ministret që vihen në siklet nga Paloma dhe bëjnë sikur nuk e shohin


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni, dhe ministrja e Shëdetësisë, Ogerta Manastirliu, janë fotografuar nga paparazzi ynë në një moment disi të sikletshëm. Në ato momente, pranë tyre ishte afruar Paloma, e cila është gazetarja e emisonit investigativ “Fiks Fare”.

Siç e kemi ndjekur gjatë emisioneve të ndryshme, Paloma dërgohet para Parlamentit për t’u bërë pyetje disi të sikletshme dhe provokative deputetëve dhe ministrave. Me sa duket, dy ministret nuk kanë dashur të prononcohen, pasi nuk e kanë ditur nëse do t’u pëlqejë pyetja apo jo.

Dhe për ta evituar Palomën, kanë bërë sikur nuk e kanë parë, edhe pse ajo ishte fare ngjitur me zonjat. Thonë që Rama është shumë strikt me ministrat e qeverisë së tij dhe nuk i pëlqen që ata të japin deklarata në media, pa u konsultuar më përpara me personat përgjegjës.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al