14 Qershor, 2022

Dy fëmijët e Michael Jackson shfaqen si rrallë herë në publik, fjalimi që i bën nder babait të tyre të ndjerë


Paris dhe Prince Jackson, fëmijët e ikonës së ndjerë të muzikës, Michael Jackson, janë shfaqur si rrallë herë së bashku në publik.

Dy fëmijët e Michael Jackson u shfaqën bashkë në ceremoninë e 75-të të ndarjes së çmimeve, Tony dhe tërhoqën shumë vëmendje pasi ata nuk shihen shpesh së bashku në publik.  Paris dhe Prince bënë nderime për babanë e tyre të ndjerë me një fjalim me rastin e filmit “MJ: The Musical”, i cili mori deri në 10 nominime, përfshirë edhe atë për çmimin kryesor.

Filmi fokusohet në përgatitjet e Jackson për turneun e vitit 1992, ku këngëtarin e ka portretizuar aktori Myles Frost, i cili është nominuar edhe për çmimin e aktorit në rol kryesor.

Djali i Michael, Prince, kishte veshur kostum elegant të zi, ndërsa vajza Paris shkëlqeu me një fustan rozë pa mëngë që nxirrte në pah tatuazhet e saj.

“Shumë njerëz mendojnë se babai ynë e ndryshoi muzikën pop përgjithmonë dhe kush jemi ne që të mos pajtohemi? Ajo që njerëzit mund të mos e dinë është se ai i pëlqente muzikalet, në film dhe në skenë. Është një nder i jashtëzakonshëm të prezantosh ‘MJ’, i cili u nominua si Muzikali më i mirë, i cili, duke përdorur shumë nga hitet e tij kult, shikon prapa në kompleksitetin dhe shkëlqimin e procesit të babait tonë”, tha Prince gjatë fjalës së tij.

Shfaqja e tyre intrigoi publikun, aq më tepër që Paris është shoqëruar prej vitesh me skandale të ndryshme. 24-vjeçarja ka nisur të merret me muzikë, por edhe me modeling e aktrim, ndërsa për disa detaje nga jeta e saj është quajtur “vajza me sytë e kaltër më të trishtuar”. Fëmija i tretë i Jackson është Prince Michael II, i cili është 20 vjeçar, por nuk mori pjesë në këtë ngjarje me vëllanë dhe motrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al