2 Korrik, 2018

Duke bërë shqiponjën, Noizy ka një mesazh për reperat shqiptarë (FOTO)


Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Noizy, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto e video të ndryshme nga jeta e tij private dhe nga ajo profesionale.

Gjithashtu ai publikon edhe projektet e shumta muzikore. Solo apo bashkëpunime, Noizy vazhdon të kryesojë në prurjet e reja të kësaj vere.

Por ditën e sotme reperi u ka dhënë një mesazh kolegëve të ti nëpërmjet një fotografie të publikuar në profilin e tij në “Instagram”.

Ai shfaqet duke bërë shqiponjën me duar dhe bashkëngjitur me foton shkruan: “Çova rrepin Shqiptar ne tjeter nivel… OTR4LYF”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al