3 Korrik, 2022

“Duhet të hash shumë…”/ Tayna zbulon ‘sekretin’ për të gjithë ata që duan të jenë në nivelin e saj


Reperja Doruntina Shala ose ndryshe e njohur me emrin e artit Tayna, njihet jo vetëm për suksesin që ka arritur vitet e fundit në muzikë por edhe për format e saj perfekte turpore.

Gjithashtu ajo arrin të rrëmbejë vëmendjen e publikut dhe për stilin e saj të veshjes. Së fundmi këngëtarja ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku është veshur plot stil teksa ka pozuar brenda një avioni privat.

Mirëpo ajo çka ra më shumë në sy ishte shkrimi që kishte vendosur krahas fotove. Duket se artistja ka zbuluar ‘sekretin’ për të gjithë ata të cilët duan të jenë në nivelin e saj.

“Duhet të hash shumë fli që të jesh në nivelin tim”- shkroi reperja.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tayna (@tayna)

Rikujtojmë se prej disa ditësh në rrjet po qarkullojnë disa foto të këngëtares e cila ndodhet në Milano dhe krahë saj është një mashkull misterioz i cili dyshohet se është futbollisti i njohur Giovani Santoro. Dyshja shihen duke shkrepur disa fotografi me njëri-tjetrin. (Pamjet janë publikuar nga faqja ‘Vipat e Bllokut’).

Tayna e ka ruajtur në mënyrë hermetike jetën e saj personale, ku dhe nëpër intervista të ndryshme ajo ka treguar gjithmonë se nuk ka një partner në krahë dhe nuk ka dhënë më shumë detaje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al