8 Maj, 2022

‘Dubai Porta Potty’/ Enca Haxhia reagon për herë të parë pas akuzave: Nuk keni nevojë të hani…


Nëse jeni përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, me siguri keni lexuar për “Dubai Porta Potty”, që është aktualisht trend diskutimi në TikTok, Twitter, Instagram etj. (Porta potty – kabinë portative që përmban një tualet).

Nëse jo, ditët e fundit filloi të hapet me shpejtësi një thashethem se kjo dukuri po ndodh në Dubai. “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).

Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.

Një prej tyre është edhe Enca e cila ka thyer sot heshtjen. Përmes disa statusesh në Instagram ajo shkruan se nuk ka nevojë të bëjë diçka të tillë sepse ka punuar ndër vite për të arritur këtu ku është sot. “Para se të turpëroheni në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam selfmade boss që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lëjë të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti”- shkroi ajo fillimisht.

“Gjithashtu, tregoni respekt për artisten e parë shqiptare që hapi rrugën që muzika shqiptare të dëgjohet ndërkombëtarisht. Jeni të mirëpritur”– shkroi ajo në një status tjetër.

Në fund e mbylli duke shkruar: “Shkurt e shqip, nuk keni nevojë për të ngrënë m*t për tu bërë të suksesshëm apo të pasur. Por nëse mendoni se kjo është mënyra e vetme kush jam unë t’ju ndaloj? Ka një arsye pse unë jam këtu dhe ti aty…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al