31 Tetor, 2022

‘Dubai Porta Potty’ dhe skandali i 5 mijë eurove për s*ks/Arta Nitaj zbulon përse vendosi të reagojë pas komentit të Ermal Mamaqit: Ia kisha borxh…


Nata e parë të spektaklit “Dance With Me”, u përfol goxha në rrjet për komentin ‘thumbnues’ të Ermal Mamaqit për Arta Nitajn.

Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij.(Kliko këtu).

U përfol se Arta nuk e priti aspak mirë komentin e aktorit të humorit dhe kishte shpërthyer në lot kur ndodhej në prapaskenë. Mw pas modelja foli gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk ishte prekur aspak nga kjo gjë. Modelja shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime (Kliko këtu).

Modelja ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për “Prive”, ku është sjellë sërish në vëmendje ky moment. Arta u shpreh se ajo është mësuar tashmë me komente të tilla dhe tregoi se arsyeja përse vendosi të fliste ishte sepse familjarët e saj ishin prekur.

“Për sa i përket komentit që u bë natën e parë , jam munduar të tregoj Artën që kam treguar prej dy vitesh ndaj këtyre komenteve. Nuk jam tip që reagoj në këto situata, sepse siç e tha Ermali nuk më ka dhimbur si koment. Javën e dytë unë reagova vetëm se ua kam pasur borxh njerëzve të mi. Se u prekën, pse ta tha atë koment, pse natën e parë. Unë nuk jam prekur shumë, i kam treguar edhe Ermalit se natën e parë kemi ngrënë darkë bashkë, i gjithë produksioni”- u shpreh ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al