17 Shtator, 2020

“Duart e tij ishin kudo në trupin tim”, ish-modelja akuzon presidentin amerikan Donald Trump për sulm seksual: I kafshova gjuhën me dhëmbë


 

Një ish-modele ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për sulm seksual.

Amy Dorris pretendoi se ngjarja ndodhi në turneun e tenisit US Open më shumë se dy dekada më parë, incident që sipas saj e bëri të ndihej e dhunuar.

Ajo bëri rrëfimin në një intervistë ekskluzive për Guardian, ku rrëfeu se presidenti amerikan e sulmoi seksualisht jashtë banjës gjatë turneut në New York më 5 shtator 1997.

Dorris, e cila në atë kohë ishte 24-vjeçe, akuzon Trump se e puthi me zor, e preku në të gjithë trupin duke e mbajtur me forcë në një mënyrë që s’mund t’i shpëtonte dot.

“Më puthi dhe unë po e shtyja. Aty fillonte të më mbante me forcë dhe duart e tij ishin në të pasmet e mia, gjoksin, shpinën time, kudo,”-tregoi ajo. “Isha nën kthetrat e tij dhe nuk mund të ikja. I kafshova gjuhën me dhëmbë, po e shtyja. Mendoj se mund t’i kem lënduar gjuhën.”

Përmes avokatëve të tij, Trump mohoi akuzat që mund të kishte ngacmuar, abuzuar ose sjellë në një mënyrë jo të duhur me Dorris.

Ish-modelja, e cila jeton në Florida, i siguroi Guardian prova për të mbështetur akuzat e saj përfshirë biletën në US Open si edhe foto të përbashkëta me Trump në New York gjatë atyre ditëve.

Në atë kohë  presidenti amerikan ishte 51 vjeç dhe i martuar me gruan e tij të dytë, Marla Maples.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al