5 Mars, 2018

Dua Lipa publikon foton e rrallë me personin më të dashur: Të dua dhe më mungon


Njeriu i saj më i dashur dje kishte ditëlindjen, por ajo nuk ka mundur ta urojë atë live, për shkak të koncerteve të shumta nëpër botë.

Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Dua Lipa, e cila në rrjetin social “Instagram”, ka uruar babanë e saj në ditën e tij të lindjes.

Dua ka publikuar një foto kur ajo ka qenë ende foshnje, ndërkohë që babai i saj e puth në faqe.

Krah fotos, Dua Lipa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babi, të dua dhe më mungon. Do të doja të isha në shtëpi të të jepja një përqafim të madh dhe puthje”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al