21 Qershor, 2018

Dua Lipa nuk i lë vend imagjinatës, rrugëve pa të brendshme (Foto)


Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa është fotografuar së fundmi me të dashurin e saj, Isaac Carew, duke shkuar në një event në Nju Jork.

Një ditë më parë, Dua ishte e ftuar në një event të organizuar nga revista V. Përveç faktit se ajo ishte e shoqëruar nga Isaac, ku së fundmi mediat e huaja publikuan foto të tij me një tjetër femër, ajo që bie në sy te Lipa është edhe veshja e saj.

Këngëtarja me famë botërore kishte zgjedhur një veshje shumë të “guximshme”, që nuk i la vend imagjinatës. Fustani i gjatë me pika kishte një të çarë shumë të madhe, deri sipër belit, që tregonte se 22-vjeçarja kishte preferuar të dilte rrugëve pa mbathje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al