18 Gusht, 2022

Dua Lipa një ‘frymëzim’ për Facebook/ Ylli botëror publikon fotot joshëse nga Shqipëria, ja komenti i radhës nga gjigandi i rrjeteve sociale


Teksa edhe pak ditë na ndajnë nga festivali “Sunny Hill” që do të zhvillohet në Tiranë, ylli me famë botërore Dua Lipa po shijon pak kohë relaksi në Shqipëri.

Këngëtarja e hitit “New Rules” publikoi së fundmi në rrjetet sociale një foto-album, së bashku me motrën dhe miqtë e saj.

Dua u shfaq si gjithmonë joshëse me stilin e saj, teksa kishte veshur një komplet ngjyrë portokalli.

Në një foto tjetër Dua Lipa shfaqet më sportive, me veshjen që i nxjerr në pah format e saj.

Më tej ylli botëor tregon edhe një herë sitilin e saj unik e veshur me një fustan, dhe kapele ‘Versace’.

Përveç komenteve të miliona fansave të saj, nuk ka munguar as komenti i gjigandit të teknologjisë “Facebook.”

“Sa herë që poston Dua marrim frymëzime të reja të fitenss-it”- shkruan gjigandi i rrjeteve sociale, duke marrë reagime edhe nga komentues të tjerë.

Dua Lipa dhe komentet e Facebook…

Dua Lipa është e preferuara e Mark Zuckerberg dhe nuk ka dyshime për këtë!

Gjiganti i rrjeteve sociale nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për të komplimentuar yllin botëror me origjinë shqiptare.

Autorja e “One Kiss” po shijon disa ditë pushime në bregdetin shqiptar. Dua ndau me të gjithë në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Facebook disa foto ku dukej mjaft atraktive me një fustan gri.

 Krahas fotove, artistja shkruante “ Vajzë shqiptare në Shqipëri”. Ky postim nuk kaluoi pa i rënë në sy “Facebook”, i cili la një koment poshtë fotove në fjalë.

“Dua Lipa Mbretëresha e Shqipërisë”, shkroi gjigandi i rrjeteve sociale.

Edhe këtë herë Dua Lipa ia doli që jehona e Shqipërisë dhe shqiptarëve të dëgjohet kudo. Ku edhe Mark Zuckerberg, nuk kursehet të komplimentojë një yll me rrënjë shqiptare.

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e Facebook. Në një postim të yllit të popit para Sunny Hill Festival në Kosovë, faqja zyrtare e Facebook shkruante: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al