23 Tetor, 2020

Dua Lipa jep lajmin e trishtë: Me zemër të thyer ju njoftoj se …


Dua Lipa ka shtyrë turneun e saj të planifikuar në Evropë në muajin shkurt dhe mars.

Këngëtarja njoftoi me zemër të thyer se koncertet do zhvillohen në muajt shtator dhe tetor të vitit të ardhshëm.

Duke u kërkuar fansave të kujdesen për veten, ajo u shpreh se turneu nuk mund të mbahet për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Dua Lipa tha se i mungojnë shumë koncertet, por gjëja më e rëndësishme për momentin është që të gjithë të jenë të sigurt.

Ndërsa u shpreh se fansat duhet të ruajnë biletat e blera sepse janë të vlefshme për datat e ardhshme të koncertit.

“Me zemër të thyer do shtyj turneun tim të ardhshëm në Evropë për në shtator dhe tetor 2021. Kemi vazhduar monitorimin e kësaj situate të paprecedentë dhe ndryshimin të situatës, por është bërë e qartë se nuk mund të vazhdohet me turneun në janar dhe në shkurt.

Ju lutem mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të qenurit në turne përgjatë gjithë kësaj kohe dhe mezi pres të bashkohem me të gjithë dhe të festojmë. Ndërkohë ju premtojmë se do shfaqen disa gjëra argëtuese. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj,”– shkroi Dua Lipa.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al